Shaqiri me notë të jashtëzakonshme në asistimin për Salah dhe fitoren e Liverpoolit

Futboll

Shaqiri me notë të jashtëzakonshme në asistimin për Salah dhe fitoren e Liverpoolit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:36
Shaqiri e Salah

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është prej më të merituarve për fitoren e Liverpoolit në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj Huddersfield Town, në ndeshjen e javës së 9-të në Premier League. Në 9 ndeshje Liverpooli nuk njeh humbje, ka 7 fitore e 2 barazime, mban pozitën e dytë me 23 pikë sa ka edhe Manchester City.  

Reprezentuesi i Zvicrës, Shaqiri, është lojtar i ndeshjes sipas portalit të mirënjohur britanik “Daily Mail”. Shaqiri u vlerësua me notën 8, notë e jashtëzakonshme dhe është lojtar i ndeshjes. Ai asistoi për bukuri deri te Mohamed Salah dhe shënoi në minutën e 24-të për fitoren e ‘Redsave’. Në fakt ishte edhe derbi i futbollistëve shqiptar, sepse edhe Florent Hadërgjonaj u paraqit titullarë deri në minutën e 69-të për Huddersfield Town dhe u vlerësua me notën 6. Nota e futbollistëve:

Huddersfield Town (3-5-1-1): Lossl 6; Jorgensen 6.5, Schindler 6, Lowe 6; Hadergjonaj 6 (Mbenza 69min, 5.5), Mooy 6.5, Hogg 7.5, Billing 7 (Mounie 69, 5.5), Durm 6; Pritchard 7.5; Depoitre 6.5.

Liverpool (4-3-3): Alisson 6; Gomez 6, Lovren 5.5, Van Dijk 6.5, Robertson 6; Shaqiri 8, Henderson 7 (Wijnaldum 46, 6), Milner 7 (Firmino 75, 5.5); Salah 6.5, Sturridge 5, Lallana 6 (Fabinho 5.5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat