Paçarada tejkalon lëndimin, kontribuon për ekipin e tij

Futboll

Paçarada tejkalon lëndimin, kontribuon për ekipin e tij

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:50
Paçarada me shokë feston golin

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, në kohë rekorde ka tejkaluar lëndimin dhe është rikthyer në fushë, duke e ndihmuar Sandhusen-in në fitoren e thellë me rezultat 4:0 kundër Ingolstad-it, në ndeshjen e javës së 10-të të Bundesliga II në futboll. Paçarada luajti standardë, duke dhënë kontributin për fitoren e madhe dhe e dyta gjatë këtij edicioni.

Me trajner të ri Paçarada, kur i shtohen edhe problemet që kishte me dhimbje në gju, ai me një terapi intensive nga mjekët e klubit dhe të Leverkusenit, u aftësua për ndeshje shumë me rëndësi, duke i ndihmuar shokëve në arkëtimin e tri pikëve. Paçarada luajti i plotë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38-të. Sandhausen është në pozitën e 16-të me 8 pikë, tri më shumë se Ingolstad në fund të renditjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat