Reprezentuesi i Kosovës, 100 ndeshje në Bundeligën gjermane

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, 100 ndeshje në Bundeligën gjermane

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:15
Reprezentuesi i Kosovës, 100 ndeshje në Bundeligën gjermane

Nuk është pak të luash 100 ndeshje në Bundesliga II në Gjermani. Është fjala për reprezentuesin e Kosovës, Leart Paçarada, i cili në fanellën e Sandhausen-it, regjistroi ndeshjen e 100-të në Bundesliga II dhe madje me një fitore bindëse me rezultat 4:0 kundër Ingolstad-it.

Image

Learti është djali i Shukriut, ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina. Learti po dëshmohet gjithnjë e më i mirë në fanellën e Sandhausen-it dhe disa nga klubet me renome kanë pasur interesim për të që të kanë në radhët e tyre.

Image

Ai është shtylla e skuadrës së Sandhausen-it. “Urime loja e 100 Bundesliga 2, edhe shumë tjera”, shkruan Shukriu. Ndryshe, Learti vjen nga një familje sportistësh, se krahas Shukriut edhe Nazmiu ka qenë basketbollist dhe ish sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat