Muriqi me Rizersporin barazojnë me Konyasporin

Futboll

Muriqi me Rizersporin barazojnë me Konyasporin

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:18
Muriqi me Rizersporin barazojnë me Konyasporin

Sulmuesi Vedat Muriqi me ekipin e Rizesporit para shikuesve të vet barazuan me rezultat 1:1 me Konyasporin, në ndeshjen e javës së 9-të të Kampionatit të Turqisë në futboll. Reprezentuesi i Kosovës luajti standardë, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+6. Rizespor ka qenë i pafat që të triumfojnë, pasi tetë minutat e fundit e ndanë nga fitorja. Në minutën e 41-të, Boldrin nga penalltia kaloi në epërsi Rizesporin dhe po ashtu edhe mysafirët barazuan nga penalltia përmes Johoviq në minutën e 82-të. Konyaspor është në pozitën e 7-të me 13 pikë, kurse Rizespor në atë të 16-tën me 8 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat