Superliga e Kosovës: Dramë në Mitrovicë, dy kartona të kuq brenda 45 minutave

Futboll

Superliga e Kosovës: Dramë në Mitrovicë, dy kartona të kuq brenda 45 minutave

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:43
Foto

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës që janë duke u zhvilluar sot.

Gjilani është duke u përballur me Feronikelin, ku pas 45 minutave, portierët ishin protagonistët kryesor, duke mos lejuar të shënohet asnjë gol.

Ndërsa, nga ana tjetër, ndeshja në Mitrovicë mes Trepçës’89 dhe Llapit është më dramatike, transmeton IndeksOnline.

Pas 45 minutave të parë rezultati është 1-1, ku për mitrovicasit shënoi Gucev (’16), ndërsa për mysafirët shënoi Festim Alidema në minutën e 26-të.

Por, të dyja skuadrat do ta nisin pjesën e dytë me nga një lojtarë më pak në fushën e lojës.

Kjo pasi që Metor Zhdrella i Llapit u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonave të verdhë.

Ndërsa, te Trepça’89 me karton të kuq u ndëshkua autori i golit, Gucev – gjithashtu pas dy kartonave të verdhë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat