Duro ëndërron: Synoj të kap Europën, Superioren do ta sigurojmë shpejt!

Futboll

Duro ëndërron: Synoj të kap Europën, Superioren do ta sigurojmë shpejt!

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:29
Klodian Duro

Trajneri i Kamzës, Klodian Duro, rrezikon pas ndeshjes së humbur me Skënderbeun me rezultatin 2-0. Kamza e tij dhuroi një ndeshje të bukur, por nuk ia doli mbanë të merrte pikët. Presidenti Naim Qarri i ka bërë të qartë ekipit se donte reagim, një reagim që nuk po vjen ende.

Humbja  – “Pikët realisht me këtë lojë që po zhvillojmë duhet ti kishim marrë. Duhet të pranojmë atë që jep fusha. Më vjen keq për klubin, për futbollistët për të gjithë, sepse shpenzojmë gjithçka, por nuk gjejmë golin. Nuk e gjetëm sot me gjithë mundësitë që kishim. Pësojmë gol shumë të lehtë dhe rikthehemi në fushë. Pas penalltisë duhet të kishim barazuar. Nëse nuk shënon bëhet më e vështirë. Dhamë gjithçka nga vetja. Humbje e pamerituar”.

Europa  – “Gjithmonë mundohem të qëndroj me këmbë në tokë. Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së parë. Kamza ka dhe 3 faza për të luajtur. Kam besim se në 3 fazat e tjera do të jemi më të përqëndruar. Duhet të marrim rezultatin, pavarësisht se lëmë diçka nga loja. Besoj se do ta sigurojmë Superioren shumë shpejt. Në një kampionat me 4 faza dhe 10 ekipe gjithçka mund të ndodhë. Nga ëndrrat vijnë realitetet, prandaj flas në këtë formë”.

Plaku – “Sebino ka patur disa probleme fizike në kavilje dhe që në ndeshje me Laçin nuk ia doli dot. U stërvit fort për t’u rikthyer i plotë, por nuk ai doli mbanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat