Derbi pa fitues në Mitrovicë

Futboll

Derbi pa fitues në Mitrovicë

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:40
Pamje nga ndeshja

Llapi nga Podujeva u kthye i pamposhtur nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke barazuar me rezultat 1:1 me Trepçën ’89. Një pikë e madhe për llapjanët që mëtojnë titullin e kampionit, kurse vendasit nuk ia dolën t’i ndalin pikët e plota.  Karakteristikë ka qenë se dy futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq. Mentor Zhdrella i Llapit u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 35-të dhe Blagoev Gucev i Trepçës ’89 largohet nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Në minutën e 17-të, Trepça ’89 kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Blagoev Gucev.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati barazohet 1:1 në minutën e 26-të, kur Festim Alidema shënon gol të bukur me një gjuajtje të fortë nga largësia. Llapi renditet në vend të tretë me 20 pikë, ka një ndeshje më shumë se Feronikeli  që udhëheq kreun me 23 pikë dhe Prishtina në pozitën e dytë me 21 sosh dhe Trepça është në vend të 7-të me 15 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat