Shkëndija bëri me vaj skuadrën me renome maqedone

Futboll

Shkëndija bëri me vaj skuadrën me renome maqedone

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:47
Besart Ibraimi

Skuadra shqiptare Shkëndija nga Tetova bëri lojë shumë të mirë dhe si mysafirë e mposhti me rezultat 2:0 Vardarin, në ndeshjen derbi të javës së 10-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Kampioni në fuqi bëri me vaj ekipin me renome maqedonase, duke e lënë duarthatë në stadiumin “Filip II”.

Izair Emini (45+4’) dhe Besart Ibraimi (89’) janë trimat e fitores së Shkëndijes, e cila aktualisht renditet në vend të dytë me 19 pikë, ka katër me pak se lideri Vardari.   Tri pikë të mëdha për kampionit dhe që e shtojnë presionin te lideri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat