Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Futboll

Shaqiri po kthehet në një telash serioz për Salah

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:00
Xherdan Shaqiri dhe Salah

Mohamed Salah nuk është më ai i sezonit të kaluar, pasi deri tani me Liverpoolin nuk ka treguar atë shkëlqimin që prisnin të gjithë.

Në ndeshjen kundër Hudersfilldit, ai shënoi një gol, por vlerësimet e tifozëve i ka marrë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Ky i fundit i dha asistin perfekt Salahut, madje bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Shaqiri ishte ndër më të mirët në skuadrën e kuqe të Jurgen Klop dhe u votua nga tifozët si lojtari më i mirë, së bashku me mbrojtësin gjigant, Virxhil Van Dajk (Nota 8/10).

Me paraqitjen kundër Hadersfilld, Shaqiri ka bërë me dhimbje koke Salahun, pasi ata luajnë në të njëjtin pozicion dhe paraqitjet e tij të mira janë kërcënim serioz.

Përveç treshes titullare, Salah-Firminjo-Mane, edhe Shaqiri e Starrixh duan minutat e tyre, pasi kanë shënuar dhe asistuar shpeshherë për të kuqtë e “Merseyside” këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat