Kombëtarja U-17, në Serbi për turneun zyrtar

Futboll

Kombëtarja U-17, në Serbi për turneun zyrtar

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:02
Kombëtarja e Shqipërisë U-17 gjatë një stërvitje

Kombëtarja e Shqipërisë U-17 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të marrë pjesë për herë të parë në një turne zyrtar që do të zhvillohet në Serbi. Shqipëria e drejtuar nga Dede bën pjesë në grupin e 7-të, së bashku me Republikën e Irlandës, Serbinë dhe Uellsin.

Image

Lista e lojtareve

Ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen nga data 22-28 tetor 2018. Në prag të nisjes së turneut zyrtar trajneri i skuadrës U-17 të femrave, Nevil Dede, për faqen zyrtare te FSHF u shpreh: “Kemi vlerësuar maksimalisht tre sfidat e këtij grupi eliminator. Skuadra gjatë këtyrë ditëve është fokusuar tek puna taktike dhe shpreh optimizmin tim për një paraqitje pozitive të këtij turneu".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat