Ronaldo rikthehet në “shtëpi”

Futboll

Ronaldo rikthehet në “shtëpi”

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 00:40
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të kthehet në “Old Trafford”, por kësaj radhe me fanellën e Juventusit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez, që kishte kaluar gjashtë sezone të mëdha te “Djajtë e Kuq”, ka thënë se ndihet sikur në shtëpi sa herë që është në Manchester.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Gjithmonë ndihem si në shtëpi këtu”, ka shkruar ai në Instagram.

Ronaldo, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Valencias, do të rikthehet pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, në një takim tejet emocionues.

Ylli portugez, gjatë qëndrimit në “Old Trarfford”, kishte fituar Ligën e Kampionëve, Premierligën si dhe Topin e Artë.

Për “Djajtë e Kuq”, Ronaldo në 292 paraqitje kishte shënuar 118 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat