Cërvena Zvezda te Xherdan Shaqiri!

Futboll

Cërvena Zvezda te Xherdan Shaqiri!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:41
Cërvena Zvezda te Xherdan Shaqiri!

Liverpooli kërkon fitore sa më bindëse kundër Cërvena Zvezdës nga Beogradi, e cila luhet nesër në orën 21.00 në “Anfield”, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champion League.

 Serbët më shumë po merren me Xherdan Shaqirin se sa me Liverpoolin, ku nesër do të ballafaqohen me të.  Fundja, klubi kampion i Serbisë nesër do të jetë në konak të Liverpoolit, që ka për lojtar Shaqirin.

Asgjë nuk dihet se a do të luajë nga minuta e parë Shaqiri, e gjitha varet nga trajneri Jurgen Klopp. Në fakt, Shaqiri është më i motivuar se asnjëherë me parë dhe nëse i jepet rasti, gjithsesi se do të tregon prej lojërave më të mira deri me tash në fanellën e Redsave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat