Gabigol preferon të luajë gjithë karrierën tek Santos

Futboll

Gabigol preferon të luajë gjithë karrierën tek Santos

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:47
Gabigol

Sulmuesi brazilian është i lumtur me formën që po kalon.

Në verën e 2016-ës erdhi me shumë bujë te Interi dhe u prezantua si një yll i vërtetë, por sezoni në vijim tregoi se Gabigol nuk ishte ende gati për të përfaqësuar zikaltërit dhe për të zënë një vend në formacionin e tyre.

Pas disa muajsh huazim te Benfica, dhjetorin e kaluar Gabigol u rikthye në Brazil te Santosi, ku në 43 ndeshje, ka shënuar plot 19 gola dhe ka treguar se është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Ai preferon të qëndrojë te klubi brazilian dhe madje është i gatshëm për ta mbylur karrierën me këtë ekip.

“Të gjithë e dinë për dashurinë që kam për Santosin dhe dëshirën për të luajtur me këtë klub, por nuk varet vetëm nga unë”, ka thënë Gabigol.

“Nëse do të varej nga unë, do të qëndroja përgjithmonë tek Santos dhe do të pensionohesha këtu. Por duhet të flasim edhe me Interin, para se të marr një vendim për të ardhmen”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat