Ronaldo: Nuk festoj nëse shënoj ndaj United

Futboll

Ronaldo: Nuk festoj nëse shënoj ndaj United

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:40
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi portugez do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij.

Rikthimi te skuadra ku shkëlqeu për herë të parë është gjithmonë diçka fantastike për një futbollist.

Njësoj si një kthim në shtëpi. Kjo po i ndodh dhe portugezit Cristiano Ronaldo i cili ka vizituar nga brenda stadiumin “Old Trafford” aty ku ai do të luajë sonte por me fanellën e Juventusit.

I pyetur nga gazetarët, nëse do të festojë nëse shënon ndaj United, Ronaldo u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nëse shënoj do e bëj si herën e fundit”, tha ai duke iu referuar ndeshjes kur luante me Real Madridin në vitin 2011 dhe kishte realizuar në Old Trafford. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat