Shqiptari rinovon kontratën me klubin spanjoll

Futboll

Shqiptari rinovon kontratën me klubin spanjoll

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:45
Enis Bardhi

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, që luan për përfaqësuesen e Maqedonisë, konfirmoi përmes “Twitter” se ka rinovuar kontratën me klubin Levante që garon në elitën spanjolle. “Jam shumë i lumtur me vitin që kam kaluar këtu, dhe shpresoj që të jem edhe për shumë të tjera”, bëhet e ditur nga futbollisti.

 “Mesfushori Enis Bardhi dhe Levante UD kanë arritur marrëveshje të zgjasin kontratën për dy vite të tjera. Kështu që marrëveshja tani do të ketë kohëzgjatje deri në 30 qershor të vitit 2022, me opsion për t’u vazhduar edhe për dy sezone.23-vjeçari deri tani me klubin ka luajtur 38 ndeshje zyrtare, në të cilat ka shënuar gjithsej 10 gola”, konfirmon FC Levante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat