Alba: Barca e do vendin e parë në grup

Futboll

Alba: Barca e do vendin e parë në grup

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:19
Jordi Alba

Jordi Alba ka bërë me dije që Barcelona “do ta këtë të vështirë” kundër Interit, por “më mbështetjen e tifozëve të tyre ata do të fitojnë”

Të dyja skuadrat kanë fituar ndeshjet e para në grup në Ligën e Kampionëve, kështu që skuadra që do të fitojë nesër do të bëj një hap të fortë për 1/8 e finales.

“Ne kemi gjashtë pikë, aq sa Interi, kështu që është e qartë që ne duam që të kryesojmë grupin”, ka konfirmuar Alba në konferencën për shtyp.

“Do të jetë e vështirë që të përballemi me Nerazzurri, por me mbështetjen e tifozëve ne mund të fitojmë”.

Lionel Messi theu krahun kundër Sevillas, kështu që argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e nesërme.

“Mungesa e tij ndikon tek ne, sepse ai është një lojtar i cili na bën neve të luajmë më mirë. Ne ende kemi fuqi të ja dalim mirë pa të, vetëm kemi nevojë që të fokusohemi”.

“Asnjë lojtar nuk mund ta zëvendësojë atë, ai e bën tërë skuadrën të luaj mirë dhe ne duhet të japim më të mirën pa të, më shumë së 110 për qind”.

“Në një nivel person ndihem më i qetë me Leon, ai bën pasime dhe i sheh gjërat që të tjerët nuk i shohin. Mungesa e tij do të ndikojë tek të gjithë, jo vetëm tek unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat