Mbushet kupa, Hamburgu pushon nga puna armikun e Mavrajt

Futboll

Mbushet kupa, Hamburgu pushon nga puna armikun e Mavrajt

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:48
Christian Titz

Sezonin e shkuar Mërgim Mavraj u përjashtua nga ekipi i parë në Hamburg dhe në verë u detyrua të largohej, duke firmosur në fund të merkatos për Arisin, ndërkohë që për mbrojtësin e kombëtares sonë armiku numër 1 në Hamburg ishte trajneri Christian Titz, për të cilin pati edhe akuza të forta pas largimit.

Ky i fundit vendosi për spastrimet tek Hamburgu në fund të sezonit të shkuar dhe në fund shënoi emrin në histori, për keq, sepse u bë i pari trajner që rrëzon Hamburgun nga Bundesliga.

Misioni i rikthimit në elitë nuk po ecën si pritej dhe në 5 ndeshjet e fundit Hamburgu ka fituar vetëm një herë, duke luajtur shumë dobët, ndërsa e ka parakaluar edhe St. Pauli rival dhe kjo është e pafalshme.

Për këtë arsye, sot Hamburgu e ka pushuar nga puna trajnerin 47-vjeçar, i cili është fajtor për një lojë gjithnjë e më të shëmuar, ndërkohë që Hamburgu ka ekipin më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës 2, sepse shpenzon 28.5 milionë euro për pagat. Nuk mbaron me kaq, sepse gjithë vendimet e Titz që prej marrjes së drejtimit të Hamburgut janë shoqëruar me polemika dhe pikëpyetje, ndaj tashmë Hamburgu ka vendosur t’i japë fund.

Drejtimin e klubit të njohur e ka marrë Hannes Wolf, i cili në sezonin 2016/17 ngjiti Stuttgart-in në Bundesligë dhe ashtu si tani, e mori drejtimin në vjeshtë, duke dalë kampion. në janar 2018 Suttgart e pushoi nga puna ish-trajnerin e të rinjve të Dortmundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat