Man United, vjen lajmi i mirë para ndeshjes me Juventus

Futboll

Man United, vjen lajmi i mirë para ndeshjes me Juventus

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:55
Man United

Sipas informacioneve të stacionit radiofonik RMC, sagës së rinovimit të Anthony Martial po i vjen fundi.

Sulmuesi i talentuar është pranë rinovimit të kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2019.

Së funmdi është përfolur për një largim të 22-jeçarit, pas marrëdhënies së vështirë që ka pasur me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Por Martial është shprehur se: “Marrëdhënia jonë nuk ka qenë asnjëherë e tensionuar. Kemi një marrëdhënie lojtar-trajner dhe shpresoj që të rikthejmë Manchester United aty ku i takon.”

Martial ka shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit të Djajve. Ai ka shënuar tre gola, në po aq goditje në kuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat