Allegri pas fitores me Manchester Unitedin: Jemi mirë, por duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit

Futboll

Allegri pas fitores me Manchester Unitedin: Jemi mirë, por duhet të përmirësohemi në pasimin e fundit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 06:13
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri beson se Juventusi i tij po mëson ta kontrollojë ritmin në ndeshje si kjo ndaj Manchester Unitedit.

Bardhezinjtë kishin 70 për qind të posedimit në Old Trafford në pjesën e parë, por përfundimisht u shënua vetëm një gol nga Paulo Dybala.

Juve tani udhëheqin grupin me pikë të plota, duke lënë pas Manchester Unitedin në katër pikë, Valencia dy pikë dhe Young Boys një.

“Megjithatë, kjo ishte një performancë e mirë e ekipit dhe ne merituam fitoren”.

“Ne fituam shumë topa në ajër, Alex Sandro luajti thjeshtë dhe bëri shumë mirë në mbrojtje. Ne kontrolluam ritmin në pjesën e parë dhe patëm shanset për të shënuar më shumë gola”.

Mario Mandzukic, Sami Khedira, Emre Can dhe Leonardo Spinazzola ishin të lënduar.

“Natyrisht ne mund të luajmë pa Mandzukicin, por dikush duhet të hyjë në zonë. Ishte e rëndësishme që Manchester United të mbante topin në tokë dhe të sulmonte rreth Nemanja Matic”.

“Ne ende bëjmë shumë gabime në pasimin e fundit, pasi kemi pasur kaq shumë shanse në pjesën e parë”.

Ai u pyet se a është Juventusi kandidati kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve, por nuk u përgjigj.

“Ka pasur një proces të vazhdueshëm rritjeje në të gjithë ekipin dhe klubin. Lojërat duhet të lexohen dhe ka raste kur nuk keni nevojë të shkoni përpara”.

“Ne nuk e lexuam atë siç duhet ndeshjen kundër Genoas, por këtë mbrëmje ekipi provoi se mund të lexojë momentet dhe të godasë në kohën e duhur”, deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat