Prshtina sprovohet nga Trepça '89

Futboll

Prshtina sprovohet nga Trepça '89

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:30
Pamje nga një ndeshje

Prishtina dhe Trepça ’89, dy rivalët e moçëm, nesër (17.45) takohen në derbin e javës. Pa marrë parasysh në çfarë do pozita janë skuadrat, përballja ndërmjet dy skuadrave gjithmonë ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar deri në fund. Përderisa Prishtina është e pozicionuar e dyta me 24 pikë, Trepça ’89, kampionët e parvjetmë, pozicionohen të 8-it me 15 pikë duke mos fituar dy ndeshjet e fundit.

Ndërsa edhe në përballjet ndërmjet dy skuadrave, në 5 ndeshjet e fundit, Prishtina i ka fituar 4 prej tyre dhe ka barazuar në një takim. Prishtina ka fituar ndeshjen e parë të këtij edicioni në “Riza Lushta” 2:0. Po ashtu, edhe pse përballjet në kryeqendër mungojnë nga viti 2016, ’89-shi në Prishtinë nuk ka fituar nga vjeshta e vitit 2012.

Prishtina në ndeshje do të hyjë me dy mungesa, Mankenda i lënduar, Bashiru i suspenduar me kartonë dhe Miftaraj diskutabil nga lëndimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat