Tottenham fiton ndaj Wolves në një spektakël golash

Futboll

Tottenham fiton ndaj Wolves në një spektakël golash

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 22:45
Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspur ka regjistruar fitore në xhiron e 11-të të Premierligës.

Skuadra e Pochettinos mposhti me rezultatin 2:3 Wolverhamptonin.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutat 27’ dhe 30’ me anë të Eric Lamela dhe Lucas Mouras.

Në pjesën e dytë përsëri të parët shënuan londinezët, me anë të Harry Kane, në minutën e 60’.

Në minutën e 68’ Ruben Neves konkretizoi në gol një penallti të akorduar në favor të vendasve, për të ngushtuar rezultatin në 1:3.

Vendasit realizuan edhe njëherë nga penalltia, kësaj radhe me anë të Raul Jimenez.

Edhe pse presioni u rrit për mysafirët, ata ruajtën deri në fund epërsinë.

Me këtë fitore Tottenham tejkalon Arsenalin në renditjen tabelare në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat