“Që nga dita e parë më thanë se duhet të isha bir k…”

Futboll

“Që nga dita e parë më thanë se duhet të isha bir k…”

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 00:23
Futbollistët e Barcelonës

Duke reflektuar mbi karrierën e tij deri më tani, ish-sulmuesi i Barcelona-s, Bojan Krkic, pranoi se nuk ishte i kënaqur që i kërkohej të bënte diçka që ishte në kundërshtim me personalitetin e tij. Sulmuesi që tani luan në Championship me Stoke City, foli rreth karrierës së tij gjatë një interviste për “El Pais”.

“Që nga dita e parë e karrierës sime, mu tha se duhet të isha bir k…”, tha ai. “Në fillim nuk isha shumë i vetëdijshëm për atë çfarë nënkuptonte, por gjatë viteve e kuptova. Luajta me Barcelonën më të mirë të të gjitha kohërave, luajta te Milan, Ajax, Roma dhe shënova gola në 4 kampionatet më të mëdha”.

Teksa disa mendojnë se karriera e Bojan është një premtim i paplotësuar, ai mendon se kjo është mënyra e gabuar për t’i parë gjërat. “A ja dola të isha lojtari që premtova? Epo, sa njerëz ëndërrojnë të kenë një karrierë të tillë? Ndihem me fat”. shtoi ai.

“Tek akademia e Barcelonës, shënova shumë gola, ashtu si edhe në ekipin e parë. Njerëzit të vendosin një nofkë. E imja ishte ‘Messi i ri’ dhe nëse nuk i arrin pritshmëritë e tyre, atëherë je një dështim. Por unë flas anglisht, italisht, spanjisht dhe gjuhën katalanase. Duhet më shumë guxim për të folur katër gjuhë, sesa për të fituar katër tituj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat