Xavi: Neymar mund të arrijë nivelin e Messit, jo ai

Futboll

Xavi: Neymar mund të arrijë nivelin e Messit, jo ai

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Neymar dhe Mbappe

Mbappe po shkëlqen në Ligën 1, duke u bërë edhe golashënuesi kryesor në pesë ligat më të mira të Europës, me 11 gola në 8 paraqitje. 19-vjeçari ka shkëlqyer me PSG, por gjithashtu edhe në Kupën e botës me Francën, megjithatë Xavi nuk mendon se ai mund të jetë pasardhësi i Messit.

Legjenda e Barcelonës, mendon se Neymar ka më shumë shanse që të arrijë në nivelet e argjentinasit. Xavi, i cili ka luajtur më herët te Barcelona me brazilianin, është shprehur se është ende herët që Mbappe të renditet në listën e lojtarëve më të mirë në botë, kjo edhe për shkak të moshës së tij.

“Mbappe është një lojtar shumë i lart fizikisht. Është mbresëlënëse që në moshën e tij, të bëjë diferencën, por nuk dihet se si do e ketë të ardhmen. Ai ende nuk ka pjekuri në futboll, por mund të jetë një nga lojtarët më të mirë. Është i fortë, por kjo nuk funksionon gjithmonë në futbollin e elitës, duhet të mësojë. Neymar mendoj që nëse aarin maturimin, mund të arrijë në nivelin e Messit.

Mbappe dhe Neymar shënuan në fitoren 2-1 të PSG ndaj Lille të premten mbrëma, dhe ekipi i Thomas Tuchel u bë skuadra e parë që fitoi 12 ndeshjet e tyre në një sezon në pesë ligat e mëdha të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat