Si u vlerësuan treshja shqiptare në derbin e madh anglez?

Futboll

Si u vlerësuan treshja shqiptare në derbin e madh anglez?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:32
Xhaka në veprim

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bashkëlojtarë në kombëtaren e Zvicër, ndërsa me skuadra janë rivalë! Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me Arsenalin barazuan me rezultat 1:1 me Liverpoolin e Xherdan Shaqirit, në derbin e madh të javës së 11-të të Premier League në futboll.  Mustafi dhe Xhaka luajtën standardë dhe u vlerësuan me notë 6 nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’, sikurse edhe Shaqiri por që u fut në lojë nga minuta e 80-të.  

Për Arsenalin shënoi Lacazette (82’) dhe për Liverpoolin Milner (62’). Pas 11 jave në Angli Liverpooli kryeson me 27 pikë apo ka 8 fitore e 3 barazime, kurse Arsenali renditet në pozitën e pestë me 23 sosh apo me 7 fitore, 2 barazime e 2 humbje.

Notat sipas ‘Daily Mail’: Arsenali: (4-2-3-1) Leno 6.5; Bellerin 6.5, Holding 6, Mustafi 6, Kolasinac 6 (Welbeck 81 6); Torreira 6.5, Xhaka 6; Mkhitaryan 6.5 (Iwobi 68 6), Ozil 6.5, Aubameyang 7.5 (Ramsey 73 5); Lacazette 7.

Liverpooli: (4-3-3) Alisson 6.5; Alexander-Arnold 6, Gomez 7, van Dijk 8, Robertson 7; Milner 7, Fabinho 5.5, Wijnaldum 6; Salah 6 (Matip 90+4), Firmino 6 (Shaqiri 80 6), Mane 6.5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat