Polemika te Bayern: Janë dashur 70 minuta që ta kuptonte…

Futboll

Polemika te Bayern: Janë dashur 70 minuta që ta kuptonte…

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:34
Bayern

Bayern nuk po kalon një moment të mirë dhe barazimi 1-1 i marrë kundër Freiburg në ndeshjen e fundit të kampionatit i ka dërguar bavarezët katër pikë larg Borussia Dortmund, që po kalon një moment të shkëlqyer nën drejtimin e Lucien Favre.

Barazimi me Freiburg është shoqëruar me polemika brenda Bayern-it, por këtë herë kritikat kanë ardhur nga bashkëshortja e një prej futbollistëve.

Bëhet fjalë për Lisa Miller, gruaja e Thomas, i aktivizuar nga Kovac vetëm në minutën e 70-të të ndeshjes kundër bardhezinjve. Një zgjedhje që nuk është pëlqyer aspak nga zonja, e cila ka shkruar në Instagram:

“Janë dashur 70 minuta që ta kuptonte…”.

Muller është pyetur në lidhje me këtë në përfundim të ndeshjes dhe ka thënë: “Gruaja ime nuk ka bërë një gjë të mirë, por nuk mund të bëjë asgjë. Thjesht më do, çfarë mund të bëj unë?”.

Ka qenë më i prerë komenti i Kovac: “Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë”, ka thënë trajneri kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat