Reprezentuesi i Kosovës shënon eurogol në Holandë

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shënon eurogol në Holandë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:13
Arbër Zeneli

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, shënoi golin më të bukur në elitën e futbollit holandez. Heerenveen si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Emmen-in.

Sulmuesi shqiptar, Zeneli, luajti titullar dhe në minutën e 30-të nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, nga një pozitë dukshëm anash 16-shit, goditi bukur dhe topi futet në rrjetë, duke kaluar në epërsi (1:0) Heerenveen-in.

Megjithatë mysafirët barazuan një minutë pa përfunduar takimi me golin e Niemeijer. Ky është goli i dytë për Zenelin gjatë këtij edicioni, kurse Heerenveen renditet në vend të nëntë me 14 pikë, kurse Emmen i 16-ti me 10 pikë pas 11 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat