Tirana ka frikë

Futboll

Tirana ka frikë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:09
Tirana ka frikë

Zakonisht tensioni në lidhje me arbitrimet nis pak më vonë, por këtë sezon situata është ndezur shumë shpejt. Flamurtari, si zakonisht, është i pari që ka sulmuar dhe pas ndeshjes aplot polemika në Vlorë kundër Teutës, vlonjatët kërkuan ndryshimin e arbitrit Blerim Ziri, caktuar për Kukësi-Flamurtari. Atë takim e gjykoi Olsi Sokoli, i përzgjedhur me urgjencë nga Federata, për të mbyllur çdo shteg polemikash, ndërsa në fushë gjithçka shkoi shumë mirë.

Tani është Tirana që ka frikë dhe për ndeshjen e nesërme kundër Kukësit kërkon arbitër ndërkombëtar. Klubi bardheblu ka bërë kërkesë në FSHF për të pasur një ndër arbitrat shqiptarë me stemë të FIFA-s, kërkesë logjike, duke pasur parasysh rëndësinë e takimit.

Nuk ka ende një vendim nga Federata për këtë kërkesë, por me shumë gjasa do të realizohet, pasi përderisa ndryshohet arbitri i Kukësi-Flamurtari, apo shtyhet Laçi-Skënderbeu për mungesë fushe (!), nuk ka arsye pse të mos plotësohet çdo kërkesë, sado e vonuar qoftë.

Aktualisht arbitra ndërkombëtarë janë Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat