SPB Tetovë në takim me Prokurorinë për incidentet mes “Ballistëve” dhe “Vojvodëve”

Futboll

SPB Tetovë në takim me Prokurorinë për incidentet mes “Ballistëve” dhe “Vojvodëve”

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka realizuar takim me Prokurorinë Themelore Publike – Tetovë, në lidhje me zbardhjen e ngjarjeve të 3 dhe 4 nëntorit, në të cilat janë përfshirë tifo-grupet “Ballistët” dhe “Vojvodët”.

Nga MPB thonë se në takim janë koordinuar aktivitetet për kualifikimin konkret të ngjarjeve, dinamikës dhe hapave të ardhshëm, me qëllim që të përgatiten paditë adekuatet për personat e përfshirë.

Ngjarjet e dy ditëve më parë në Tetovë, sot i ka dënuar edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, prej ku kërkuan dënimin e gjuhës së urrejtjes, thirrjet dhe aktet e dhunës.

Përndryshe, të premten tifo-grupi “Vojvodi” gjatë festimit të ditës së themelimit të tyre në qendër të Tetovës, ofenduan shqiptarët me thirrje të ndryshme raciste dhe urrejtëse, ndërsa më pas reaguan edhe “Ballistët” në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Shkupit e cila u luajt në stadiumin e qytetit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat