Bombardimet e NATO-s në mbrojtje të Kosovës, Matiç zbulon pse nuk mban lulëkuqe në fanellë

Futboll

Bombardimet e NATO-s në mbrojtje të Kosovës, Matiç zbulon pse nuk mban lulëkuqe në fanellë

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:50
Bombardimet e NATO-s në mbrojtje të Kosovës, Matiç zbulon pse nuk mban lulëkuqe në fanellë

Lojtari serb i Manchester Utd, Nemanja Matiç ka deklaruar hapur se nuk do ta mbajë lulëkuqen në fanellën e skuadrës.

Kjo pasi ai simbol i kujton lojtarit bombardimet që u bënë nga NATO në vitin 1999 e cila i doli në mbrojtje Kosovës. Në atë kohë Matiç ka qenë 12 vjeç dhe çdo episod në atë kohë ka mbetur në mendjen e lojtarit.

“E kuptoj dhe e respektoj arsyen pse njerëzit veshin lulëkuqen dhe kam keqardhje të plotë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të konflikteve. Gjithsesi, mua më kujton sulmin që kam parë kur kam qenë i vogël, një 12-vjeçar që jetonte në Vrelo, dhe vendi im u shkatërrua nga bombardimet. Kështu që unë nuk mund ta mbaj lulëkuqen. Shpresoj që të gjithë të kuptojnë dhe të pranojnë arsyen time në mënyrë që të përqendrohem te loja në fushë.” – ka thënë Matiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat