Capello: Manchester Utd meriton respekt

Futboll

Capello: Manchester Utd meriton respekt

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Capello: Manchester Utd meriton respekt

Trajneri italian Fabio Capello ka insistuar se Jose Mourinho e ka “ndihmuar” yllin e Manchester Utd, Paul Pogba. Francezi u largua nga Juventusi për në Old Trafford në vitin 2016-të, por i ka hasur “sharra në gozhdë” me trajnerin Mourinho. “Nuk ishte e lehtë për Pogban që të mësohej me futbollin anglez, pasi e kishte provuar thjesht në nivel të rinjsh. Sot ai është më i përfshirë e kjo falë ‘shuplakave’ të Mourinhos që e kanë ndihmuar”, tha Capello. “Manchester Utd meriton respekt dhe parashikon që kundërshtarët t’i tremben, por në Old Trafford Juventus mahniti me personalitetin dhe bindjen e treguar”, thotë Capello. Të mërkurën në orën 21.00 Juventusi takohet me Manchester Utd, në kuadër të Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat