Mund të largohet nga Parma

Futboll

Mund të largohet nga Parma

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 19:03
Gervinho

Sulmuesi Gervinho mund të largohet nga Parma gjatë dimrit.

Sipas medieve angleze, klubi i Premier League, West Ham është i interesuar për shërbimet e Gervinhos. Gervinho është duke bërë një sezon të madh me skuadrën italiane, duke ndezur interesimin e disa skuadrave, por duket se West Ham është ekipi me serioz për transferimin e lojtarit. Parma thuhet se do të pranonte shitjen e Gervinho vetëm për një super-ofertë, në të kundërtën lojtari do të vazhdojë të vesh fanellën e skuadrës italiane, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat