Valverde: Messi mund të luaj

Futboll

Valverde: Messi mund të luaj

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:00
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka konfirmuar që Lionel Messi mund të luaj kundër Interit por ai ka shtuar se “Barca nuk do ta rrezikon atë nëse nuk është gati”

Ende nuk është e qartë nëse argjentinasi do të kthehet në aksion për shkak të krahut të thyer, por ai është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

“Ne po presim për rezultatet nga mjekët”, ka konfirmuar Valverde në konferencën për shtyp.

“Ai mund të luaj, por ne ende nuk jemi të sigurt. Ai është paraqitur pozitivisht në stërvitje, por ne nuk do ta vëmë në rrezik ku mund të lëndohet përsëri”.

“Nëse nuk kam folur me të atëherë nuk mund të them se do të jetë sigurt, por është e sigurt se nuk do ta rrezikojmë për asnjë çmim Leon”.

Pas fitores 2-0 në Camp Nou, Valverde është pyetur se çfarë pret ai nga rikthimi i kësaj ndeshje.

“Një rival i njëjtë që e takuam në Camp Nou, ndoshta më agresivë, me qëllim që të këtë më shumë posedimin”.

“Ata janë duke ja dal shumë mirë po i fitojnë shumicën e ndeshjeve në Serie A, kështu që pres një Inter më të mirë”.

“Ne do të përpiqemi të jemi agresiv dhe të luajmë në mënyrën që ne luajmë. Inter do ta bëj të njëjtën, kështu që ne duhet të jemi më të kujdesshëm”.

“Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja palët dhe ne do të përpiqemi që ta bëjmë më të mirën e mundshme që ta kalojmë që nesër këtë grup”.

“Ne po mendojmë momentalisht për ndeshjen e nesërme, sepse ende nuk e kemi kaluar grupin. Gjërat po ecin mirë, kemi vuajtur në disa ndeshje në La Liga dhe Ligën e Kampionëve”.

“Ndeshjen duhet ta luajmë me koncentrim deri në fund, por Interi është në Itali dhe ne duhet të fitojmë përsëri”.

“Ne e kemi parë fitoren e tyre 5-0 kundër Genoa, po ashtu tërë punën e tyre që e kanë bërë javët e fundsit, ne jemi gati për të gjitha”.

“Radja Nainggolan? Ai është një lojtar i mirë, krucial për Interin. Ne e dimë që ai mund të luajnë”.

Luciano Spalletti ka bërë humor se nëse skuadra e tij Inter, nxehet si Barça do të humbiste 18-0.

“Atëherë po shpresoj që Interi të nxehet vetëm 10 minuta nesër’, ka thënë Valverdee duke qeshur.

“Çdo skuadër kanë mënyrën e tyre të zhvillimit të ndeshjeve, ne kemi tonën. Më pëlqen Luciano, Interi i tij është i guximshëm dhe ka një projekt në letër që e ndjek”.

“Ata bëjnë presion nga fillimi deri në fund të ndeshjes, të gjithë janë të involvuar, ata marrin rreziqe por kanë edhe shpirtin e fituesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat