Përforcime nga Spanja

Futboll

Përforcime nga Spanja

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:01
Lleshi

Përforcime nga Spanja për Kombëtaren Shpresa, Bushi grumbullon mesfushorin e Leganesit
Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë në datat 16 dhe 19 nëntor 2 miqësore ndaj Maltës në “Selman Stërmasi” dhe “Loro Boriçi”.

Edhe pse lista e lojtarëve të grumbulluar për këto 2 sfida do të bëhet publike pas disa ditësh nga trajneri Alban Bushi, risia e parë është zbuluar. Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar, Kleandro Lleshi që aktivizohet në Spanjë te ekipi B i Leganesit.

Ka qenë vetë futbollisti që nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut ka zbuluar ftesën e tij të parë me Kombëtaren U-21.  Lleshi ka qenë pjesë e përhershme  e grumbullimeve të kombëtareve U-17 dhe U-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat