Zyrtare: Klubi i Serie A emëron trajnerin e ri

Futboll

Zyrtare: Klubi i Serie A emëron trajnerin e ri

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:07
Foto

Vazhdon ndërrimi i trajnerëve në ligën italiane.

Empoli ka njoftuar se Giuseppe Iachini do të jetë trajneri i ri i skuadrës, pas shkarkimit të Aurelio Andreazzolit.

Skuadra tuskane dje kishte njoftuar për largimin e 65-vjeçarit, i cili ka pasur një seri të rezultateve të dobëta këtë stinor.

Ndërkohë drejtuesit e klubit të Empolit nuk kanë pritur gjatë dhe sot kanë zyrtarizuar Iachinin, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Sassuolos.

Empoli ka vetëm gjashtë pikë nga 11 ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat