Lukaku në dyshim për ndeshjen me Juventusin

Futboll

Lukaku në dyshim për ndeshjen me Juventusin

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:24
Romelu Lukaku

Sulmuesi belg nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të United.

Romelu Lukaku nuk është stërvitur me skuadrën në prag të ndeshjes me Juventusin, që Manchester United e luan nesër në Torino.

Reprezentuesi i Belgjikës po kalon në një krizë golash këtë stinor, pasi në 14 takime në të gjitha garat ai ka mundur të shënojë vetëm katër herë.

Në dy ndeshjet e fundit që Lukaku nuk ka qenë në ekip, United ka arritur të fitojë, kurse në vend të tij në sulm ka luajtur Alexis Sanchez.

“Djajtë e Kuq”, kanë katër pikë nga tri ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve këtë stinor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat