Presidenti i skuadrës së Real Madrid, Florentio Perez bëri një ofertë të majme në drejtim të trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino. Oferta ishte e majmeme një pagë neto prej 18 milionë euro.
Duket e pabesueshme, por trajneri e refuzoi këtë ofertë pasi nuk është i bindur nga forma shumë e dobët që po kalojnë futbollistët madrilen. Sipas mediave spanjolle, flitet se Perez do të mbajë në stol deri në fund të sezonit trajnerin aktual, Solari për të provuar sërish për teknikun e Tottenham.