Plaçkitet shtëpia e yllit të Barcelonës

Futboll

Plaçkitet shtëpia e yllit të Barcelonës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:39
Barcelona

Disa persona e plaçkitën dje në mbrëmje shtëpinë e yllit të Barcelonës, Jordi Albas, dhe vodhën disa gjëra, vlera e të cilave ende nuk është bërë e ditur.

Futbollisti nuk kishte qenë në shtëpi në atë kohë, pasi që ka udhëtuar me skuadrën e Barcelonës në qytetin e Milanos në Itali për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Personat të cilët e plaçkitën shtëpinë e tij mendohet se e dinin që Alba nuk do të ishte i pranishëm pasi që nuk ishte në Spanjë, dhe raportohet se kjo është arsyeja pse ata vendosën të hynin, megjithatë familja e tij ishin në shtëpi në kohën kur ndodhi incidenti.

Sipas medias spanjolle La Vanguardia, plaçkitësit hynë në shtëpi përmes një dritareje prapa shtëpisë dhe ata e vodhën kasafortën, si dhe kërkuan edhe në dhomat tjera nëpër shtëpi për gjëra të vlefshme.

Vlera e gjërave të vjedhura ende nuk është bërë e ditur nga autoritetet spanjolle. Roja e sigurisë në shtëpinë e Albas i ka thënë policisë ai nuk kishte parë asgjë të dyshimtë atë natë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat