Zeneli jep dorëheqje nga klubi slloven!

Futboll

Zeneli jep dorëheqje nga klubi slloven!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:57
Zeneli jep dorëheqje nga klubi slloven!

Nebih Zenelit nuk i shkoi ashtu siç pritej me ekipin Brezhice dhe vendosi që të jap dorëheqje nga posti i trajnerit. Zeneli bëri punë të mirë, por nuk arriti që ekipin ta nxjerrë nga kriza e rezultateve, e cila është në fund të renditjes përkatësisht në pozitën e 16-të me 10 pikë pas 14 jave (2 fitore, 4 barazime e 8 humbje) në Ligën e Dytë të Sllovenisë në futboll.  Fundosja e ekipit nuk është me fajin e Zenelit, por për shkak të fondit të varfër të lojtarëve dhe shumë prej tyre janë të ri. “Unë punën time e kam bërë dhe janë te kënaqur me punën dhe rezultatet pa marrë parasysh që jemi ende të fundit, kur dihet në çfarë gjendje e kam marrë ekipin”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Zeneli. 

Megjithatë klubi nuk pajtohet me dorëheqjen e  Zenelit, por ky i fundit nuk lëkundet nga qëndrimet e tija.  “Po u largova se shumë gjëra nuk shkuan ashtu si mu është premtuar në klub! Për atë edhe kisha vendosur atëkohë ta marrë klubin, edhe pse ka qenë në gjendje të vështirë! Por filluan mu ndryshuar gjërat në mënyrë pozitive! Edhe pse janë të kënaqur me punën time dhe kam presion ta ndryshoj mendimin, por definitivisht ashtu kam vendosur!

Edhe gjendja financiare në klub është e vështirë!”, tregon ai.  Ku tash e tutje Zeneli? “Pa marrë parasysh Nebih Zeneli tanë kohën është i kyqur në futboll me seminare të ndryshme, me përcjellje të ekipeve të ndryshme, kampe e ku di unë. Nuk i dihet kurrë, të shohim, e dimë se si është puna e trajnerit”, ka thënë trajneri nga Kosova.  

Më tutje tha se po pret ndonjë ofertë: “Ndoshta vjen ndonjë ofertë, edhe pse sot e di që është konkurrencë e madhe por nuk ju kam frikuar punës kurrë!”. A ishin arsyet e largimit edhe rezultatet jo të mira? “Jo, rezultatet nuk janë arsyeja që po largohem, sepse më vjen keq me thënë, por tanë kohën kam thirrje të ndryshoj mendimin dhe të kthehem.

Të mendoj mirë edhe dëshira e gjithëve është të kthehem! Por jo, kam vendos! E din mirë me çfarë kualiteti kam arritur këto 10 pikë e më shumë probleme të ndryshme, lëndimeve, kartonëve, kam arrit rezultate të mira. Krejt në klub janë të kënaqur sepse jemi diferencë nga zona e rënies 5 pikë, çka do të thotë objektiva nuk janë të parealizuara!”, përfundoi Zeneli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat