Empoli me trajner të ri

Futboll

Empoli me trajner të ri

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:41
Giuseppe Iachini

Kishte bërë gati valixhet për të udhëtuar drejt Athinës, ku pritej të merrte drejtimin e Kombëtares greke, por gjithçka ndryshoi në pak çaste dhe Giuseppe Iachini vendosi të qëndrojë në Itali. Shkak u bë oferta që i erdhi nga presidenti i Empolit, për të zëvendësuar trajnerin Aurelio Andreazzoli, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta dhe humbjes së thellë 5:1 ndaj Napolit, në javën e kaluar. Beppe Iachini është 54 vjeç, nga Ascoli dhe në karrierën e tij ka drejtuar një sërë skuadrash, si Brescia, Chievo, Palermo, Sampdoria dhe së fundi Sassuolo, në sezonin që sapo lamë pas, ndërsa këtë vit do të provojë të shpëtojë Empolin nga rënia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat