Icardi: Ishte një pikë e bukur

Futboll

Icardi: Ishte një pikë e bukur

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:17
Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Barcelonës

Mauro Icardi edhe një herë u tregua hero i Interit, këtë herë në barazimit 1-1 ndaj Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi u shpreh i lumtur me barazimit pasi kjo pikë është shumë e rëndësishme që zikaltrit të kalojnë Grupin B.

“Ishte një pikë e bukur. Ndoshta në pjesën e parë nuk kemi bërë mirë, por pas pushimit jemi paraqitur me mirë dhe pika erdhi”.

“Mesazhi që duam të japim është se duam të kalojmë grupin. Dëshira jonë ishte të marrim pikë nga kjo ndeshje pasi ato të radhës nuk do të jenë aspak të lehta. Dhe ia arritëm”.

“Tottenhami? Shpresojmë të bëjmë si në San Siro”, ka thënë Icardi për Sky Sport.

Në katër ndeshjet e para 25-vjeçari në LK ka shënuar tri gola.

Barcelona pas këtij barazimi ka dhjetë pikë, Interi shtatë, kurse Spurs katër dhe në fund vazhdon PSV me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat