Neymar shpërthen ndaj gjyqtarit: “Ishte e ulët sjellja e tij dhe ajo çfarë më tha, duhet të merren masa”

Futboll

Neymar shpërthen ndaj gjyqtarit: “Ishte e ulët sjellja e tij dhe ajo çfarë më tha, duhet të merren masa”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:37
Neymar

Neymari ka kritikuar gjyqtarin, Bjorn Kuipers, pas barazimit 1-1 të PSG-së me Napolin në San Paolo në kuadër të Champions League.

Neymar tha se gjyqtari nuk e respektoi atë, pas një kartoni të verdhë, në minutën e 90-të.

Braziliani, i cili ishte në mesin e performuesve më të mirë të PSG-së gjatë kësaj sfide, u ndëshkua me të verdhë në kohën e ndalimit të lojës, ndërsa priste të gjuante një goditje të lirë.

Neymar i bëri shenjë Kuipersit për të treguar se lojtarët e Napolit nuk ishin vendosur (në mur) në distancën e duhur, por mori si përgjigje kartonin e verdhë.

Ylli i kampionëve të Ligue 1 u përgjigj me një duartrokitje sarkastike ndaj incidentit: “Gjyqtari më tregoi diçka, që nuk duhet dhe nuk ishte e respektueshme”.

“Të gjithë bëjnë gabime. Por, ajo që më së shumti më bëri nervoz në fushë ishte mënyra se si më trajtoi gjyqtari. Ishte e pasjellshme ajo se cfarë më tha dhe për këtë humba kontrollin dhe kisha disa fjalë me të”.

“Ai duhet t’i respektojë të gjithë lojtarët, jo sepse ai ka një bilbil apo një karton që është mbi të gjithë. Unë e dënoj atë për mënyrën se si më ka trajtuar mua dhe shpresoj se njerëzit mbi të do të marrin masa”, shtoi ai mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat