Kishte përballë Neymarin, kjo është nota për shqiptarin

Futboll

Kishte përballë Neymarin, kjo është nota për shqiptarin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:12
Hysaj

Në fushë Carlo Ancelotti i besoi vetëm 15 minutat e fundit me objektivin për të ruajtur rezultatin e çmuar dhe Elseid Hysaj i zbatoi në mënyrë perfekte urdhrat e trajnerit, duke marrë edhe vlerësimin e mediave italiane me notë, pavarësisht minutazhit në fushë.

Me një notë 6-6.5, mediat italiane vlerësuan vrullin me të cilin mbrojtësi kuqezi hyri në fushë dhe mënyrën sesi ruajti zonën e tij nga sulmet e Neymarit. Vetëm 5.5 nota e mbrojtësit që zëvendësoi, Nikola Maksimoviç, i cili vuajti në fazën mbrojtëse dhe humbi Mbapenë në rastin e golit të francezëve dhe rrezikoi të shkaktonte edhe një penallti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat