Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet që do të luajë Shqipëria.
Kombëtarja jonë do të ndeshet me Skocinë në datën 17 nëntor në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Më pas në datën 20 nëntor do të luhet edhe takimi miqësor me Uellsin në “Elbasan Arena”. Ajo që bie në sy është rikthim i Loret Sadikut, i cili ka qenë më parë pjesë e kombëtares, në kohën e De Biazit. Risia tjetër është emri i Ardian Ismailit. i cili ka lënë Kosovën U-21 dhe tashmë është kuqezi.