Wenger qetëson Gattuson

Futboll

Wenger qetëson Gattuson

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 13:51
Wenger qetëson Gattuson

Arsene Wenger te Milani, një lajm i pavërtetë. Fjalë të cilat dalin nga goja e vetë francezit 69-vjeçar, i cili përgënjeshtron spekulimet e fundit, që e lidhin atë më stolin e kuqezinjve.

“Nëse do të kisha vendosur për të nënshkruar një kontratë te re me një klub të ri do të isha unë i pari që do ta bëja publike një gjë të tillë, prandaj ato çfarë keni dëgjuar në media nuk janë të vërteta. Nuk mund të arrij t’i shuaj të gjitha spekulimet e mediave, por të paktën mund të them të vërtetën time mbi to. Aktualisht, jam i përqendruar në detyrën time si komentator i Championsit në beIN SPORTS, një mision aspak i lehtë”.

Për momentin, Gattuso mund të qëndrojë i qetë dhe jo vetëm për tri fitoret radhazi në kampionat, por edhe për faktin se, nëse Wenger do të vendosë të nisë një aventurë të re, pas 22 viteve të kaluara në “Emirates”, objektivi i tij është stoli i Bayernit të Mynihut. Klubi bavarez po kalon një periudhë zhgënjimesh me rezultatet e arritura nga tekniku Nico Kovaç, për të cilin gjermanët po mendojnë zëvendësimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat