Higuain mbetet në dyshim për sfidën ndaj Juves

Futboll

Higuain mbetet në dyshim për sfidën ndaj Juves

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:16
Gonzalo Higuain

Sulmuesi argjentinas mund të mungojë në takimin përballë ish-skuadrës së tij.

Gonzalo Higuain në takimin me Udinesen u largua nga fusha pas dhimbjeve që ndiente në pjesën e shpinës dhe, me sa duket, këto shqetësime, të paktën deri më tani, bëjnë që Higuain të mos jetë i gatshëm kundër Real Betisit në Ligën e Evropës.

Stafi mjekësor i kuqezinjve tashmë kërkon që sulmuesi të trajtohet me kujdes dhe po bëhet e pamundura që argjentinasi të kthehet pikërisht për ndeshjen kundër Juventusit.

Higuain është paraqitur në Milanello, por nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, duke iu nënshtruar një terapie të veçantë.

Për momentin, mediat italiane raportojnë se sulmuesi do të udhëtojë bashkë me skuadrën drejt Spanjës, edhe pse lëndimi kërkon kujdes maksimal.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalo Higuain pëson një lëndim të tillë. Edhe gjatë kohës kur ka qenë pjesë e Realit e ka parë veten përpara të njëjtës situatë dhe për një kohë të gjatë ai qëndroi larg fushës së blertë.

Tek Milani shpresojnë që El Pipita të jetë gati për duelin e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat