Moggi: Gabon nëse shkon në Real

Futboll

Moggi: Gabon nëse shkon në Real

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:32
Moggi: Gabon nëse shkon në Real

Ish-shefi i Juventusit, Luciano Moggi mendon se Antonio Conte duhet të heqë dorë nga plani për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Menaxheri i shkarkuar i Chelseas mbetet favoritë kryesor për të marrë “timonin” e ‘Los Blancos’.

“Në çdo rast, Conte do të bënte gabim nëse shkon në Madrid”, tha Moggi për mediet italiane.

“Mbaj mend Fabio Capellon me Realin e Madridit. Ai fitoi kampionatin, por skuadra sipas tifozëve nuk luajti mirë. Pastaj presidenti as nuk zbriti në dhomën e dollapit për të festuar”.

“Nëse Conte do të shkonte atje, edhe nëse do ta donin atë, do të kishte probleme”, theksoi Moggi.

Ai i preferon Contes ndonjë klub anglez, përfshirë edhe Manchester Uniteidn.

“Ndoshta në Manchester United ose në një ekip tjetër në Angli”, përfundoi Moggi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat