Shkëndija zhgënjen në Kupën e Maqedonisë

Futboll

Shkëndija zhgënjen në Kupën e Maqedonisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:33
Pamje nga një ndeshje

Shkëndija e Tetovës është befasuar në shtëpi duke u mposhtur nga Pobeda me rezultat 0:1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Golin e vetëm më ndeshje e shënoi Makota në minutën e 19-të, ndërsa duhet theksuar se tetovarët një pjesë të madhe të lojës e luajtën pa reprezentuesin Egzon Bejtullai, i cili u ndëshkua me karton të kuq. 
Shkëndija në këtë takim luajti edhe pa Besart Ibraimin dhe Stenio Junior, të cilët janë të lënduar.

Emini e pati rastin më të mirë për vendësit, megjithatë nuk ia doli të barazojë rezultatin.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate: Akademija Pandev-Korabi 3:1, Makedonija GJP-Rabotniçki 1:0 dhe Sileks-Bellasica 0:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat