Spalletti zbulon vlerën e Skriniar!

Futboll

Spalletti zbulon vlerën e Skriniar!

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Spalletti zbulon vlerën e Skriniar!

Milan Skriniar tregoi edhe njëherë tjetër se është një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim, me paraqitjen fantastike ndaj Barcelonës në Champions. Interi ka gati një kontratë të re me pagë dukshëm të përmirësuar për të blinduar mbrojtësin sllovak, por ofertat në drejtim të shtatlartit nga klubet e mëdha europiane nuk mungojnë. Janarin e kaluar ziklatrit refuzuan 65 milionë euro nga Manchester City për 23-vjeçarin ndërsa në verë 75 milionë euro nga United, pasi siç e tha edhe trajneri Spalletti në konferencën për shtyp pas sfidës ndaj blaugranave Skriniar për Interin vlen 100 milionë euro dhe nëse shitet me këtë shifër sllovaku do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit duke kaluar edhe Virgil Van Dijk. Madje Spalletti përdori edhe tonet e humorit kur u pyet nga gazetarët sesa vlen Skriniar pas paraqitjes mbresëlënëse që bëri ky i fundit ndaj Barçës.” 100 milionë euro, por të isha te Barcelona do paguaja 120 milionë euro dhe do thosha 20 milionëshi është bakshish, ndërsa po të isha te Reali do paguaja 140 milionë dhe do lija 40 milionë euro bakshish”, deklaroi Luciano Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat