Raikkonen: Të dënohen pilotët e Formula 1

Futboll

Raikkonen: Të dënohen pilotët e Formula 1

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:07
Raikkonen

Piloti i Formula 1, Kimi Raikkonen ka theksuar se duhet të dënohen ata pilotë që shkaktojnë incidente pasi ndikojnë negativisht edhe te pilotët e tjerë.

“Është e rëndësishme që të rishihet i gjithë sistemi aktual i penalitetit të pilotëve që shkaktojnë gabime apo aksidente në garë. Shpesh ato nuk janë të njëjta nga një garë në tjetrën, duket sikur merren rastësisht. 

Nëse ata do të ishin më të ashpër në vendimet e tyre në disa gara, nuk do të kishim nevojë për një sistem kaq kompleks. Mjafton vetëm që të jemi të ashpër atëherë kur duhet dhe jo të japim penalitete të vogla herë pas here”, tha Raikkonen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat