Zbulohet arsyeja e çuditshme pse Messi nuk luajti kundër Interit

Futboll

Zbulohet arsyeja e çuditshme pse Messi nuk luajti kundër Interit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:15
Leo Messi

Leo Messi udhëtoi drejt Milanos së bashku me ekipin për ndeshjen ndaj Inter, por më pas ai u la në tribunë nga trajneri Valverde.

Mediat katalanase kanë zbuluar se forma e argjentinasit dihej dhe ai nuk ka shkuar në Milano me synimin për të luajtur.

Dëmtimi i tij ende nuk është lënë pas, ndërkohë që ai është bashkuar me skuadrën vetëm e vetëm për të dhënë kurajë për ekipin, apo edhe për të trembur disi kundërshtarin para kësaj ndeshjeje.

"Pleshti" në Milano do ta kushtëzonte ndeshjen dhe Interin logjikisht e paraprakisht, sepse zikaltrit do të kishin mëdyshjet e veta. Kjo, për shkakun se asnjë ndeshje nuk mund të jetë e barabartë me Messin dhe pa të, kur bëhet fjalë për Barcelonën.

Mëdyshja ekzistoi deri në fund të seancës stërvitore të pasdites së hënë, në të cilën mori pjesë edhe argjentinasi. Ai nuk u stërvit njëlloj si shokët e tij në stërvitjen e fundit, teksa gjithçka duket ka qenë më shumë për të treguar se kapiteni është më pranë skuadrës, sikurse për të treguar se ky ekip duhet të triumfojë në Champions League këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat